reklamë

Maurizio Rossato: Të dua…

Të dua
kur ha nga pjata ime,
kur nuk përgjigjesh
dhe rri e mendueshme,
e dua pamjen tënde turivarur
kur them diçka të gabuar,
sytë e tu të çapëlyer
kur, ndoshta,
kam thënë gjënë e duhur.
Të dua kur zgjohesh,
flokëshprishur,
humbur në atë bukuri,
që veç unë e zotëroj
dhe që bota s’do ta njohë kurrë.
Dua çastin kur më telefonon,
sepse është gjithmonë në kohën e gabuar.
Më pëlqen të të shoh tinëz,
teksa gatuan apo zgjedh fruta,
teksa hap dritaren
apo nder në tel teshat e lara.
E dua erëmimin tënd,
se ti mban aromë shtëpie.
E dua tingullin e këmbëve të tua të zbathura,
teksa afrohesh.
E dua trupin tënd,
strehë, mbrojtje, paqtim.

Ujdisi shqip Rielna Paja

ObserverKult


Lexo edhe:

Kalaja e Elbasanit mes trashëgimisë dhe “betonit”: Banorët kundër projektit të rivitalizimit