reklamë

Arti Lushi: Një burrë është gratë e jetës së tij

Një burrë është edhe gratë e jetës së tij
Dhe secila prej tyre është kujdesur ta lërë
Një gjurmë, një traumë, një kujtim, një shprehi.
Ti je, gjithashtu, gjithçka ke humbur-
Shton Borges diku.
Përtyp lotus, Odise. Përtyp lotus se Itaka aty është.

As nuk kisha për të dalë fare sot
Po të mos qe për një saraçineskë. Kërkesë e ustait;
Që mua më tingëlloi si kërcim siçilian.
Një kafe e shkurtër, një qiell shëlbyes sipër
Dhe në murin përbri shitores, një kushtim me spraj
“Të dua Uinona Mulgecaj”.

ObserverKult


Lexo edhe:

“Hasmi”, poezi nga Arti Lushi