reklamë

Valmir Aziri: O e dekuna dashni

Ashku si gacë
përdridhet trupit tim
natën mes mureve kur ngel vetëm
vetëm me kujtimin tand

Hudhi matan menen e kërkoj
buz’t e tua n’dredhëzat
e mbledhuna shkureve
atje ku knonim ngulçimet tona

Ti
dil nga avulli i k’saj nate gushti
e bahu e gjall n’duart e mia

Hajde sonte
banu
nja me mua.

ObserverKult


Lexo edhe:

Netflix përballet me padinë 105 milionë dollarëshe/ Vidhet filmi i papublikuar i aktorit, Nicolas Cage