reklamë

Historia e një djaloshi që detyrohet të largohet nga shtëpia bashkë me familjen e tij/ Fillojnë xhirimet e filmit “Deltar”

Kanë filluar xhirimet e filmit me metrazh të shkurtër “Deltar”, nën regjinë e Ibër Dearit.

“’Deltar’ është historia e një djaloshi që detyrohet të largohet nga shtëpia bashkë me familjen e tij, ndërsa qeni i tij mbetet pas, i lidhur në zinxhir. Një histori për luftën, braktisjen, humbjen, ikjen dhe ndarjen nga gjithçka që një fëmijë njeh dhe do”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kinematografike të Kosovës, e cila e ka përkrahur këtë projekt filmik.

Aktori Afrim Muçaj, i cili në këtë projekt filmik bartë edhe rolin e skenaristit e producentit, tha për RTKlive se është i kënaqur nga procesi i xhirimeve.

“Jam shumë i lumtur që më në fund kemi filluar xhirimet e ‘Deltar’. Si skenarist dhe producent i filmit, është një ndjenjë e veçantë ta shoh këtë projekt, që e kemi menduar dhe punuar për kaq gjatë, duke marrë jetë në sheshxhirim”, ka thënë ai./rtk

ObserverKult


Lexo edhe:

Udhërrëfyesit turistikë pa licencë ndëshkohen me gjobë