reklamë

“Letra higjienike me aromë pjepri”, poezi nga Arti Lushi

Dy muaj pasi ajo e braktisi
Me lehtësinë që e harrojmë një keqkuptim
Apo sëmundje,
Kishte mbetur vetëm një.
Psoniste ajo për kësi gjërash.

Dhe burri nga ana tjetër mbahej i fortë,
Që do të thotë:
Pak gjumë, ushqim i keq dhe shumë alkol.

Atë mbrëmje u dorëzua,
Bashkë me dëborën jashtë që nuk po shtronte
Për qamet.

E mori rrotullamën e fundit në gji
Dhe ashtu, në ethe a zjarrmi,
Gjumi i mbramë e mori edhe atë.

*Nga libri “Palcë dhe Frymë”, botuar nga “Buzuku”

ObserverKult


Lexo edhe:

Arti Lushi: Një burrë është gratë e jetës së tij