Klodian Kojashi: Kur ti më përqafon…

mbase përqafon klodian kojashi... Asgja s'ka ndryshu të du njësoj si para njëmijë vjetsh si në çdo jetë që kam veshë e kam hekë.

Kur ti më përqafon, poezi nga Klodian Kojashi

unë brenda përqafimit tand
jam një tjetër
i mrekullueshëm
e nuk tallem,
une shikoj gjithmonë rrugën
kur e nis makinën dikush tjetër
s’kam besim
jo se dyshoj, por m’duket se
po nuk e pashë unë rrugën
do përplaset
unë edhe në autobuz kur jam
shikoj rrugën çdo sekond
ma shumë se shoferi
nuk rri me frikë
mbase dëgjoj muzikë
a mendoj gjanat e mia
por jam ma i sigurtë nëse e shof vetë,
nuk ia heku syte rrugës
unë nuk rri as zgripave,
as cepave të lartësive
s’kam besim te toka,
më lëshon
i druhem thellësive
as fmi nuk kam hypë pemëve
se s’kisha besim
m’dukej se pikërisht ajo degë
që përqafoj unë
ka me u thy
e shokt me thoshin se janë fiksime
se isha frikacak
se kapen përditë te ato degë
e s’kanë si me u thy se janë shekullore
e në fakt s’ishin thy as prej erës
as prej rrufeve
dhe kështu nji herë
u kapa edhe unë
krejt pa frikë
e u thy

por kur ti më përqafon,
duhet të kem butonin e qetësisë diku në qafë
ti e gjen
ti s’ma thu
por e shtyp me gishta
me krahë aktivizon nji jetë tjetëer

e kur më përqafon
une i besoj
çdo gjaje
thellësive
humnerave
territ
degëve
zgripave
rrugëve
fatit
mungesës së tij
unë s’du me ia ditë
une brenda përqafimit tand
jam nji jetë e sigurtë
e mundem
me çlodh sytë
e me zbukuru botën
me qetësi
sa gjatë i rashë
m’përqafo

ObserverKult

Lexo edhe:

KLODIAN KOJASHI: T’DU SE TEK TI GJEJ NJË PJESË TIMEN

përqafon klodian koojashi s'dashurova

T’du se tek ti gjej një pjesë timen.
Mirë, merre pjesën tande e shko
por, eja prapë…

Le të duhena kur s’kam asgja tanden,
le të duhena pa kërku veten,
të duhena si të ndryshëm,
pa nevojen e plotësimit,
veç me dëshirën e njohjes,
me frikën e amël,
se duke u dashtë ,
ia kena njoftë fundin njëni-tjetrit…

ObserverKult

lexo edhe:

SAMI HAJRA: PREJ QË T’DU TY…