reklamë

Maxhun Osmanaj: të vjen nganjëherë…

Të vjen nganjëherë pakuptimësia si rrufe
Kur edhe koha humb rrugën
N’orbitën e dritës së vet
Zhgënjimi dhe kaosi të shfaqen
Me sy zgurdullues, plot frikë e trishtim
Ti provon ta kuptosh jetën
Si mëkat, si dhuratë apo edhe si dënim
Të vjen nganjëherë, kur edhe ngjyrat
E natyrës të mashtrojnë para syve tuaj
Të vjen nganjëherë një çast, kur askë s’e kupton
Askush nuk do të të ju kuptojë
Aty për aty, vdesim si mëkatarë të pashpallur
Ç’shpjegim i jap zogut-bilbilit?!
Kur e këndon një këngë, për mua, për ty
Ti nuk e dëgjon për një çast
Vallë, nuk ke timpan apo je i shurdhëruar?!
E vret zogun, e vret degën, e vret kohën…
Me këtë injorim të vërbëruar
Ti bie në një kurth, kur mendon
Se bota rrotullohet rreth teje
Dhe ti rrotullohesh rreth botës që të rrethon
Krejt pa asnjë shpjegim…
Por, kot e ke, kupto!
Dielli lind për të zgjuar, për të ngrohur
Për të rritur çdo gjë n’udhëtim
Mbi këtë planet, beso!

ObserverKult


Lexo edhe:

Maxhun Osmanaj: Jo në emrin tim!