
Fragment nga romani
Nga Ilir Paja
28.10.1990
-Unë vura tetë vezë. Dhe çelën tri. Zogu i katërt sa paska ngordhur.
E përlotur ajo e mbante atë zogth si nëna që gjithsesi e prek për herë të fundit foshnjen e saj të humbur nga një dështim.
-Vjen erë letër e djegur.
Vili nuhaste sikur po priste t’i sillnin diçka të mirë për të ngrënë.
-Nga vjen?
Të tre, pasi e rregulluan pulën klloçkë pranë zogjve, i shtuanbar shtratit të saj dhe i vunë sipër për mbulesë një llamarinë në formë çatie. Në fund nga krahu i veriut i mbështetën një kompensatë të trashë. Kur ajo u ul me sytë e mbyllur, ata u ngritën.
-Mos! Drejtori po griste disa fletë nga libri “Ftesë në studio”. E dëgjova lajmin para një ore. Por kë duhet të besojmë? AFP-në që, me zë të lartë, kumbues, dhe me një diksion jehone e mburrte aktin, apo? Si e nisi?
“Azil…Shkrimtari më…Si? I mallkuar? I bekuar? Idyzuar? I flijuar…Jo. Shërbim. Kujt? Kur? Me familjen…vetmia e një kombi. Po ne? Ne?…Turp. Braktisje. Nevojë. Tani kur…Krenari. Vlerësim.
Dhe lajmet u mbyllën me:
“Fshatarët në hedhjen e nitratit…plehrat kimike dhe rendimenti i prodhimit për eksport”.
-Pse nuk hipi me ata? Me ata të pesëmijët. Atje mes turmës. Por, i vetëm…
Drejtori ishte murrëtyer si hiri dhe blozae letrave të djegura.Tani kundërmonte era shkrumb. E ndiente se duhej të jepte urdhra, por e dinte se nuk kishte më njerëz që t’i zbatonin.
-Kë duhet të besojmë?
Pyetja e Vilit nuk kërkonte thjesht përgjigje. Ajo ishte më tepër për të përjetuar edhe ai një ikje nga gjithçka. Por me një dallim. Ikjet e një poeti, shkrimtari, artisti janë si largimet e atij që merr me vete thesarin. Në rastin tonë, në atë thes ishte muza e një kombi që tani po jetonte një ndërgjegje të zhveshur. Ndërgjegje që vazhdonte ta mblidhte ditën e jetës duke e futur mes dy fetave bukë, ku yndyra e vetme ishte mëngjesi i vesuar nga lotiidhimbjeve. Duke e parë këtë zhveshje tani, pa asnjë bukuri muzash, nisën të sulen mediokrit. Nxorën nga magazinat e veshjeve disa xhaketa punëtorësh prej doku dhe ia hodhën trupit të një populli që tani po niste t’i arnonte fjalët, mendimet dhe zgjedhjet.
-Kë? AFP-nëapo ne? Ikjet në liri janë pafajësi. Mjafton. Por ule zërin. Se ai po djeg ende letra.
-Njeriu që lë vendin e tij ka marrë me vete dhe vdekjen e vet. Këtu nis harresa. Dhe harresa nuk lë pas asgjë. Guri i rëndë në dhe të huaj është një gur varri pa mbishkrim. Dhe kur nuk ka mbishkrim, s’mund të ketë as ringjallje.
-Gëzim,të jap të drejtë. Por unë mendoj se me ikjen e tij njerëzit s’do të merren më me veprën, por me njeriun.
-Po u more me njeriun, do të gjesh gjithmonë gjërat më të këqija. Tani të mendojmë pak…Çfarë është mëe rëndë, ta kritikosh njëvepër apo ta djegësh?
-Djegiet e bëjnë hi kujtesën. Mohimi i saj e zhbën leximin. Dhe pa lexim nuk ka histori.
Ajo e kthente kokën herë pas here nga dera.
-Duhet të ngrihemi. Sonte do të ketë lajme. Dhe një…intervistë.
Ishin në sallën kryesore. Dy teknikët kishin hedhur nga një batanije supeve. Në sobë kërcisnin drutë që digjeshin me një zhurmë që u ngjanteca rrokjeve pa kuptim.
-Atje lart ishte ftohtë. Sikur ishim në mal. Mirë që mbaruam punë. Atë darkën kur do të na e japë ky? Apo ishte përrallë? Se kur je i uritur të duket vetja si ai fëmija që beson se buka do t’ia plotësojë të gjitha dëshirat. Sa djeg libra, të shtrojë atë tavolinën. Apo…
Të dy teknikët me trupat afër sobës u ngjanin dy hijeve të ardhurakushedi se nga, të cilat lypset të ngroheshin,për ta kuptuar ringjalljen.
U ngritën dhe vunë kufjet. Ora ishte 20:00. Në të gjitha stacionet jepeshin lajmet kryesore të ditës. Ana lëvizte pa reshtur manopolën. Stacioni i zinte vendin stacionit dhe spikerët u ngjanin agjentëve të bursës ku secili kërkon të kapë momentin e fitimit të vet. Ishte një tubim spikerësh kuçdonjëri e ngrinte zërin për t’u dukur folësi më i mirë. Vetëm spikeri i radios sonë i përcillte lajmet me një qetësi olimpike, si për të dhënë përshtypjen e një normaliteti të patrazuar nga asgjë.Shpërfillja ndaj asaj vorbulle ngjarjesh ishte sifiduese.
-Dëgjoni? Kjo qetësi ligjërimi lajmesh tregon se…asgjë s’do të ndryshojë. Sepse gjithçka do të vijë si një urti pleqërie…Kjo e fundit ishte ironia ime. Prisni!
“Shkrimtari. Fillim nëntori. Lirim. Dy të tretat. Realizim plani. Eksportet. Burg. Krom. Ndihma. Proces. Hapje. Prodhimi i vezëve. Uzina.Paradë. Të shtëna topi. Aksident moral. Njollë. Letra e dërguar nga…kundër librit. Ai…”
-Unë duhet të shkoj në shtëpi këtë të shtunë.
Vili ktheu kokën nga dera ku u shfaq drejtori duke mbajtur në dorë librin e shumë-përfolur. I përzhitur në një cep, ai dukej si i ardhur nga mesjeta.
-Hera e parë që blej libër dhe s’e vendos në bibliotekën time, në shtëpi. Nëse tani libri është ndaluar, a nuk kam të drejtë ta ndaloj në mënyrën time?
-Nëse një libër lexohet, ai vetëm shumëfishohet brenda nesh.Ti thjesht ke djegur një kopje nga shumë të tilla që mban brenda vetes.
-Dhe cilën kopje paskam djegur? Si mendon Gëzim?
-Ke djegur kopjen e moskuptimit se çfarë është ai libër.
-Unë dëgjova se si interpretohej nga “Zëri…”. Ide përparimtare me pritshmëri ndryshimesh në letërsi. Si…
-Ky është përkthimi yt, Ana.
-Ndërsa djegia e librit nuk është qëllimi yt. Atë që dikush e ndërton me guxim, ne s’mund ta shembim rrugës. E di si m’u dukët? Si një njeri që mban një pishë në dorë, por s’kujton ku e ka lënë shkrepësen,ndonëse e ka diku në trup.
Ajo ngriti zërin, duke shfaqur një dëshirë të fliste, ndoshta, për gjithçka.Apo, siç kishte thënëmirë Orhani, ditë më parë, kur nuk mundet të të qëllojë, së paku ka kurajon të të pështyjë.
-Atë kam frikë dhe unë. Do t’ivëmë flakën shtëpisë.
Me nerva të tendosura, drejtori dridhej i tëri. Ata flokët e kuqërremtë, si fije kashte të djegura nga dielli,që presin vetëm kosën, e bënin edhe më qesharak.
-Sa errësirë! – Ajo u ngrit. – Më mirë të shtrihem. Duhet të fle. Kaq ngjarje dhe s’po e kapim dot ritmin e rutinës. Po ndryshon përditshmëria si akrepat e orëveku secila ka kohën e vet të fshehtëdhe secila ngutet ta tringëllijë e para zilen e madhe. Po dridhem.
Vili i futi dru sobës dhe pasi mori një batanije ia hodhi krahëve.
-Është ftohtë aty ku flemë. Ose të marrësh prush me vete në një mangall, ose mbështetu këtu afër sobës. Po e çoj radion në stacione këngësh. Do të më zërë gjumi tëlumtur…
-Dëgjoni! Po ju ndjek prej ditësh. Kur s’ka ardhur asnjë urdhër për të ndryshuar mendime, koncepte dhe zgjedhje, ju po nguteni shumë. Ja,kjo sjellja ndaj Anës. Gardhi,deti,stacionet e huaja. Ikja e atij. Prisni, se gjithçka vjen nga udhëheqja…udhëheqja jonë, me në krye…Kam mbajtur shënime të hollësishme. Dhe unë, sipas ligjit, raportoj. Por nuk ju kallëzoj. Pse? Sepse deri tani jemi të gjithë. Stacioni transmeton me korrektësi valët e radio-televizionit tëRepublikës PopulloreSocialiste të Shqipërisë.
-Nëse nuk më jepni urdhër të qëlloj, më lini të paktën t’i pështyj ata që do të tradhtojnë…që do t’i zbulojmë si të tillë. Se vija jonë siç tha dhe shoku…grushti ynë. Oh, nënë ç’do t’u bëja! Këtu as ka për të ikur dheas ka për t’ufutur njeri!
Doli jashtë dhe zuri të ecte pa ndonjë qëllim. Ndaloi aty ku gardhi ishte tashmë i zbuluar nga bimësia dhe shau duke pështyrë.
-Tani, kaq të zbuluar s’kemi asnjë mbrojtje, nëse vijnë këtu. Si e shkulën me rrënjë gjithë atë bimësi si mur, që e bënte të padukshëm stacionin! Dhe si punonin! Me një zell aq tëmadh! Kur kujtoj atë kryetarin e kooperativës që më ankohej se fshatarët nuk arrinin as gjysmën e normës ditore në ara. Po na kërcënuan, e dinë dhe ata brenda se përshtyma është goditje për llafe grash. Por kjo është e mbushur. Ky është ende atdheu.
Preku armën duke e vënë gishtin te këmbëza.
-Pse Rumania jemi ne? Jo marrim televizionet, jo radion, jo…ushtria. Këpus një antenë unë dhe t’u mbetet lajmi memec.
Ana dremiste. Në një nga stacionet e radios italiane dëgjohej kënga fituese e “Sanremo”-ssë atij viti.Ishin lajmet e fundit në “Radio Tirana” dhe në kronikën kulturorepërmendën tituj këngësh që do të merrnin pjesë në Festivalin e Këngës në Radiot-televizion. Vili dëgjoi njërën prej tyre dhe i thoshte në vesh vargje poezish Gëzimit.
-Tekste të bukura. Ngjashmëria në shumë kuptime me të tyret është e dukshme. Kjo tregon se…do të ecim shpejt, duke iu afruar atyre. Kur shkova në shtëpi, para një jave, mamaja ime po lante rrobat në govatë. Dhe tekniku që e kishte parë lavatriçen kishte thënë se është vjetruar shumë. Mirë se çojmë dhe marrim ushqimet në frigorifer të komshijve, por rrobat…uroj që dëshirat të mbërrijnë te veprat. Kaq. Më shumë?Po më pëlqejnë këngët.
-Para këngëve ke paradën e nëntorit.
Gëzimi buzëqeshi.
-U zgjua bukuroshja e fjetur. Dremitje e lumtur Ana. Në ëndërr?
-Po. Një palë pantofla që shkëlqenin si valët e shkumëzuara, i bënin këmbët të fluturonin. Prekja retë, sikur po shkelja në rërë pudër. Deti më prekte si qenia më epshore…Oh ç’dashuri! Pastaj një aromë ushqimi që lëshonte tym pranë një zjarri aty në plazhin e…trupit tim.
-Dhe?
-Pantoflat ishin ëmbëlsirë…Ç’ëndërr!…Po fiket zjarri. Po bën ftohtë. Prisni. Radioja.
“Po parakalojnë studentët…”
-Janë provat që bëhen për paradën e nëntorit. Por, siç thotë dhe BBC-ja,është truk për të treguar forcën. Të pyesim drejtorin, se ky po shkon gati çdo javë në ministri.
Fjalët e Gëzimit ishin gjithë nënkuptime.
-Më mirë thuaj të shkojmë të shohim se ç’bëhet në kryeqytet. Ja,gjatë ditës kalojnë pesë trena për atje. Të shkëputem me lejen për shtëpi dhe të hidhem andej.
“Studentët parakalojnë. Shiu vazhdoi gjithë natën,por ata marshonin. Si dikur gjyshërit e tyre,etërit. Uniformat e tyre të bëra qull të kujtojnë partizanët tanë. Si veteranë. Bijtë tanë në shqotë e suferinë. Siç thotë dhe poeti ynë, bir i Partisë…”
-E dëgjoni poetin tuaj? Biri ynë mbetet. Ju mbushi me iluzionin e metaforave dhe kushedi të sa figurave mitike dhe ju…-Fjalët e drejtorit sikur kërkonin të sfidonin ironinë e fshehtë të Gëzimit.
Zëri i tij ishte ngulmues dhe dukej se nuk qaste diskutime,i bindur në ato që tha.Ata e kuptuan se të përjetosh një botë të ndërmjetme mes dy të tillave antagoniste, do të thotë të qëndrosh pezull mbi humnerë. Ata e dinin se tani ndodheshin pezull në humnerë, si të ishin një re mes dy masiveve malore. Shpirti i tyre ishte i ngarkuar me sasi aq të madhe shiu,sa kurky të fillonte të binte, ata do të kuptonin në ishin lot dhimbjeje apo lumturie. Por e ndienin se lotët ishin lumturi që buronte nga një dhimbje ku trupi kishte jo pak të drejtë të dridhej i drobitur si vetë ngashërimi.
ObserverKult
Lexo edhe:






