
Më nxirrni prej shtëpisë
me prekjen e librave që pikëllojnë heshtjen
më bartni anës detit
me prekjen blu të palmave
mbamëni anës lumit
shelgjet t´ma marrin hijen
më dërgoni përtej dritës
me diellin e zi mbi sytë e fikur
deri te takimi me engjëllin tim
më përkujtoni.
ObserverKult
Lexo edhe:






