
Ekspozita në Galerinë Kombëtare të Kosovës përmbledh rrugëtimin artistik të Xhevdet Xhafës përmes kohës, kujtesës dhe transformimit. E premtja e 20 nëntorit është dita e fundit për ta vizituar.
Ekspozita “Still Running” e artistit Xhevdet Xhafa do të qëndrojë e hapur deri më 20 nëntor, ka njoftuar Galeria Kombëtare e Kosovës, duke ftuar publikun të shfrytëzojë ditët e fundit për ta vizituar.
E kuruar nga familja e artistit, ekspozita bashkon vepra të krijuara gjatë më shumë se shtatë dekadave. Përmes tyre, ajo ndjek vazhdimësinë dhe transformimet e një praktike artistike të zhvilluar në periudha ndryshimesh të thella në art, institucione dhe politikë.
Titulli “Still Running” buron nga reflektimi i Xhafës mbi jetën si një lëvizje e pandërprerë përmes kohës, kujtesës, humbjes, heshtjes dhe transformimit. Kjo ide përshkon ekspozitën, duke e lidhur krijimtarinë me përvojën jetësore të artistit.
Galeria u ka bërë thirrje veçanërisht atyre që ende nuk e kanë parë ekspozitën ta vizitojnë përpara mbylljes.
Orari i vizitave:
- E martë–e premte: 10:00–18:00
- E shtunë–e diel: 10:00–17:00
Vendi: Galeria Kombëtare e Kosovës
Dita e fundit: E premte, 20 nëntor.
ObserverKult
Lexo edhe:






