A.A. Fjet: Kur ty në sy të vërej…

Një agim plot shkëlqim, kur e has,
Për të fshehtat plot gas nis i flas
Dhe në pyll një burim kur shikoj
Nis, atij, ç’mbaj në gji, t’i tregoj.

Ndonjë yll sa fillon vezullon
I tregoj, i tregoj, gjer agon.
Po, kur ty mu në sy të vërej,
Nuk bëj zë e asgjë s’të rrëfej.


Përktheu: Petraq Kolevica