A. Dhamo, A. Filipi & H. Sadikaj: Përse kështu… (teksti dhe kënga)

Kënga “Përse kështu” e kënduar nga Artur Dhamo në Edicionin e 30-të të Festivalit të RTSH, me tekst të Donika Xhixha dhe muzikë Artur Dhamo

Ndoshta gabim në jetën tënde
Desha të hyj
Por ti më fal
Ndoshta pendim ndien këto çaste
Për sa më dhe
Sërish më fal

Ndoshta nuk munda
Noshta nuk di të mbes pranë teje
Ndaj po rri larg
Veç jo pa dhimbje
As dhe pa mall
Në heshtje qaj
Veç ti mos qaj

Se kam kaq kohë që veten pyes
Kush ka gabuar
Ka kohë që zemra rrahjet i shton
Ty t’kërkon, të kërkon


Kur ikën larg e paske mendimin
Për këtë ndjenjë
Kam kohë që ty të pyes
Të pyes pa fjalë, përse kështu
Unë s’dua kurrë që syve të tu
Në vend të gazit t’u ngrijë ky lot

Loti i tundimit mbi cep të buzës
Gjurmën e puthjes s’e ruan dot

Po jo nuk desha dhe të pikojnë
Nga sytë e mi të pastrit lotë
Për dashurinë që mbeti ëndërr
E më tek unë nuk kthehet dot

Ndoshta nuk munda
Ndoshta nuk di të mbes pranë teje
Ndaj po rri larg
Veç jo pa dhimbje
As dhe pa mall
Në heshtje qaj
Veç ti mos qaj

Se kam kaq kohë që veten pyes
Kush ka gabuar
Ka kohë që zemra rrahjet i shton
Ty t’kërkon, të kërkon


Kur ikën larg e paske mendimin
Për këtë ndjenjë
Kam kohë që ty të pyes
Të pyes pa fjalë, përse kështu
Unë s’dua kurrë që syve të tu
Në vend të gazit t’u ngrijë ky lot

Loti i tundimit mbi cep të buzës
Gjurmën e puthjes s’e ruan dot

Po jo nuk desha dhe të pikojnë
Nga sytë e mi të pastrit lotë
Për dashurinë që mbeti ëndërr
E më tek unë nuk kthehet dot
Nuk kthehet

Ndoshta harruar e ke poetin
Dikur të thoja vargjet e tij-a
Se s’dashuronim as unë, as ti
Po dashuronte dashuria

Ndoshta harruar e ke poetin
Dikur të thoja vargjet e tij-a
Se s’dashuronim as unë, as ti
Po dashuronte dashuria.

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult

————————

Lexo edhe

“PSE HESHTI KISHA KATOLIKE”/ ENIGMA E PANJOHUR E VDEKJES, SI U ZHDUK TRUPI I GJERGJ FISHTËS. NË CEREMONINË E VARRIMIT, ARKIVOLI ISHTE BOSH, BRENDA TIJ ISHTE VENDOSUR…