A mund të shkatërrojë sëmundja një perandori?

Historiani Kyle Harper është i bindur se i di arsyet e rënies së Perandorisë Romake: ndryshimet klimatike dhe tre pandemi.

Ishte një ironi e historisë, sepse vetëm disa shekuj më parë, një klimë e butë e lagësht kishte ndihmuar që Roma të ngrihej në pozicionin e saj si një ushtri e pakrahasueshme, duke e bërë të mundur ngritjen e bujqësisë në lartësi më të mëdha dhe duke e kthyer Afrikën e Veriut në “shportën e bukës së perandorisë”.  

Gjatë sundimit të perandorit Trajan (98–117 p.e.s.), Perandoria Romake shtrihej nga Skocia deri në Detin Kaspik dhe ishte pak më e madhe se gjysma e Shteteve të Bashkuara sot. Një vlerësim konservativ është se 65 milionë njerëz – rreth 20% e popullsisë së botës – ishin nën sundimin romak në atë kohë, transmeton ‘bota.al;.

Në mendjemadhësinë e tyre, mbështetësit e Trajanit besonin se Perandoria Romake do të qëndronte përgjithmonë në këmbë. Por më pas klima filloi të ftohet, duke ulur produktivitetin bujqësor dhe duke reduktuar pasurinë romake. Kjo klimë e re më e ftohtë (nganjëherë e quajtur Epoka e Vogël e Akullnajave) çoi në dështimin e të korrave dhe perandori Justinian u përpoq të forconte rezervat e perandorisë duke importuar drithë, i cili futi një patogjen shkatërrues.  

Tre pandemi të mëdha shkatërruan Romën midis viteve 165 dhe 549 pas Krishtit, duke e bërë më të vështirë për perandorinë të mbrohej kundër pushtuesve si fiset gjermanike dhe hunët.

Çfarë mund të mësojnë Shtetet e Bashkuara nga përvoja romake? Profesor Jäger thotë: “Pandemia e Covid është kriza më e keqe shëndetësore e Amerikës në 100 vjet. Qindra-mijëra njerëz vdiqën dhe numri zyrtar i infeksioneve është rreth 40 milionë, megjithëse shifra reale është ndoshta shumë më e lartë.” Nëse Roma mund të shkatërrohej nga ndryshimet klimatike dhe pandemitë, a mund të ndodhte e njëjta gjë me Amerikën?

Lexo edhe: “NETFLIX” NDËRMERR MASA TË REJA KUNDËR COVID-19