“Netflix” ndërmerr masa të reja kundër Covid-19

Së fundmi, “Netflix” ka bërë të ditur masat e ndërmarra kundër Covid-19.

Platforma ka kërkuar që ekipet e disa produksioneve të saj në SHBA të vaksinohen kundër koronavirus. Gjithashtu në këtë klasifikim do të përfshihen ekipet dhe të gjithë ata që janë në kontakt të ngushtë me ta, transmeton ‘lapsi.al’.

Sipas raportit, “Netflix” planifikon të bëjë disa përjashtime nga politika e re e vaksinimit, duke përfshirë arsyet e moshës, mjekësore dhe fetare.

Masa të ngjashme janë marrë edhe nga ndërmarrjet e tjera përfshirë “Facebook” dhe “Google” për punonjësit që kthehen në zyrat e tyre.

LEXO EDHE: Netflix nuk ndalet me risi: Çfarë i shtohet tjetër?