Si e mësoi të vërtetën e sëmundjes së rëndë Moikom Zeqo: “Pesë vjet e kam limitin tim…”

Justina Aliaj tregon bisedën me bashkëshorten e Moikom Zeqos: Si e mësoi të vërteten e sëmundjes së rëndë Moikomi…

Nga Justina Aliaj

Më kujtohet hana e plotë me 8 prill, Lida dhe kjo foto nga ballkon juaj. Ndonëse Hana ishte e plotë dhe dega e ullinit tuaj krejt si me dashtë me u kapë për Hane, eh kjo foto, shumë mbresa më pati lanë atë natë

Lida shpirti jem ç’ka u ba kshtu. E papritshme pikërisht kjo kohë shpirt me tanë ato sigurina. S’ka fjalë dhimbja zemra jeme. Nuk ka fjalë.

Doktori si duket ta largonte errësinën, na hutonte, ose ekuacion me të panjohuna edhe për vetë atë si mjek. Moikomi im i dashtun më kishte thanë në biseda bashkë. Ishim duke pirë kafe te Tajvani e më tha: Pesë vjet e kam limitin tim (ah moj shpirt, hera e parë që e them, edhe vetes nuk ia thoja).

Dhe ketë̈ ma ka thanë 2 vjetë para moj zemër. Pastaj unë me mendjen time thoja 5?! Po kur ban 5, ban edhe 10, ban edhe ma. Kur u jetoka me paracaktime kam të drejtën teme me shpresu dhe me e shty aq sa asht arsyeja jeme.

Por sot jena ktu ku jena. Mu veç më mbetet me thanë: Krishti e pastë me vedi në Parrizë, si njeriu me virtyte të larta, si ai, që ishte! I miri, i papushuari, si ai! Sigurisht, ma të lumtur ishim ne me ‘TË, se ai me ne.

Nuk kish kohë për ne, në fakt kurrë kurrë nuk ka patur kohë, për eruditin koha ngelet e pamjaftueshme. Si e tillë ashtë e sigurtë që la shumë gjana pa thanë. Çka unë jam me fat, asht që shkaku i Moikomit të njoha ty e dashtuna jeme Lida.

Ty o zemër të kam quejt brenda vetes – si nji rrufepritëse e burrit tand -; si nji murgeshë e devotëshme me përkushtim sublim ndaj burrit tand-; nji grue e vetmohueme për burrin tand! Me zemrën plot i them këto fjalë, pa i heq asnji vizë. I lumi ai që fati e solli me u ba bashkë të dy, e me e ba rrugën bashkë, aq sa Zoti e ka caktu për çdokënd mbi tokë.

I lumi ai që iku me ciklin e mbyllun lumturisht, me ty e fëmijët e tij! Të puth e të marr n’ngrykë ma shumë se kurrë do të merrsha: kjoshi vet! Ju pastë lanë nafaken!

Mos ju raftë me e harru! Paçi adhurim të përjetshëm me e kujtu të shtrenjtin tuej Moikom! Bekim! Ai  atje ku asht, pastë kush me e kujtu e me e dashtë pa ia nda! Lamumirë Moikom, miku im i dashtun!

Asgja nuk le në harresë çka dora yte ka shkrue. Krenari dhe falenderime. Lamtumirë Atdhetar i i shquem i kombit tonë!

Kjo ishte kartolina ime për 71 vjetorin tënd “ Gëzuar ditëlindjen i dashtun Moikom. Të uroj që, çdo gja e për çdo ditë ta shijosh bukurinë̈ sipas dëshirës e gustot tande! Jetë të gjatë krah për krah me Liden, gruan tande që të donë  e respekton, zonjë si ajo. Familjarisht të paçin e i paç Moikom, miku im.

Me rrespekt të nalt Justina!