Nga Thoma D’Akuini
Kundërshtimi 1: Duket se njeriu nuk mund ta urrejë të vërtetën, pasi e mira, e vërteta dhe ekzistenca janë të këmbyeshme. Por njeriu nuk mund ta urrejë të mirën. Prandaj, ai nuk mund ta urrejë as të vërtetën.
Kundërshtimi 2: “Të gjithë kanë një dëshirë të natyrshme për dituri”, siç thuhet në fillim të Metafizikës 1. Por dituria i përket vetëm të vërtetës.
Prandaj, e vërteta dëshirohet edhe dashurohet natyrshëm. Por ajo që ndodhet natyrshëm te diçka, ekziston gjithmonë brenda saj. Prandaj, askush nuk mund ta urrejë të vërtetën.
Kundërshtimi 3: Filozofi thotë (Ret ii, 4) se: “Njerëzit i duan ata që janë të çiltër”. Por arsyeja për këtë nuk mund të jetë tjetër përveçse e vërteta. Prandaj, njeriu e dashuron natyrshëm të vërtetën . Dhe kështu, ai nuk mund ta urrejë atë.
Përkundrazi, Apostulli thotë (Gal 4:16): “U bëra armiku juaj sepse ju thashë të vërtetën” (*Shën Thomai e citon paragrafin ndoshta nga kujtesa, si të ishte një pohim: “U bëra”, etj)
Përgjigjja ime është se, E mira, e vërteta dhe ekzistenca janë njësoj në realitet, por ndryshojnë në lidhje me arsyen, pasi e mira përcaktohet në dritën e diçkaje të dëshirueshme, ndërsa ekzistenca dhe e vërteta nuk përcaktohen kështu, sepse e mira është “ ajo që kërkojnë të gjithë”.
Prandaj, e mira, si e tillë, nuk mund të jetë objekti i urrejtjes, as në përgjithësi as në veçanti sepse marrëveshja është shkaktare e urrejtjes kurse marrëveshja është shkaktare e dashurisë, ndërsa ekzistenca dhe e vërteta janë të përgjithshme për të gjithë.
Por asgjë nuk e pengon ekzistencën apo të vërtetën të jetë objekti i urrejtjes, nëse cilësohet si e urryer apo e neveritshme , pasi dhimbja dhe neveria nuk përputhen me nocionin e qenies dhe të vërtetës, siç përputhen me atë të së mirës.
Ekzistojnë tri mënyra nëpërmjet të cilave e vërteta mund të jetë e neveritshme ose e dhimbshme për të mirën që ne dashurojmë. E para, sepse e vërteta ndodhet te gjërat si shkak dhe si origjinë.
Dhe kështu, njeriu ndonjëherë e urren një të vërtetë të veçantë, kur dëshiron që ajo që është e vërtetë të mos ishte e tillë.
E dyta, sepse e vërteta ndodhet te dituria e nejriut, e cila pengon atë të arrijë objektin e dashuruar, ky është rasti i atyre që nuk duan ta dinë të vërtetën e besimit, sepse kështu mund të mëkatojnë lirisht; për të cilat thuhet (Job. 21:14): “Ne nuk e duam njohjen e mënyrave të Tua”.
E treta , një e vërtetë e caktuar urrehet sepse është e neveritshme për sa kohë që ajo ndodhet në intelektin e një njeriu tjetër si, për shembull, kur njeriu dëshiron të mbetet i fshehur në mëkatin e tij, ai urren faktin që të tjerët i dinë mëkatet e tij.
Në këtë drejtim Augustini thotë (Confess x.23) se “Njerëzit e duan të vërtetën kur ajo ndriçon, dhe e urrejnë atë kur ajo qorton”.
“Kjo është e mjaftueshme për Përgjigjen e Kundërshtimit të Parë.
Përgjigje Kundërshtimit 2: Njohja e së vërtetës është, në vetvete, e dashur, prandaj Augustini thotë se njerëzit e duan atë kur ajo ndriçon. Po, rastësisht njohja e të vërtetës mund të bëhet e urryer, përderisa ajo pengon arritjen e dëshirave të dikujt.
Përgjigje Kundërshtimi3: Arsyeja pse ne i duam ata që janë të çiltër është se ata bëjnë të njohur të vërtetën dhe njohja e të vërtetës, e marrë në vetvete, është diçka e dëshirueshme.
*Shkëputur nga libri ‘Summa Theologica (botim integral) Mbi njeriun, Thoma D’Akuini
Përgatiti: ObserverKult
Lexo edhe:
A MUNDET NJERIU TË URREJË VETEN?
Nga Thoma D’Akuini
Kundërshtimi 1: Duket se njeriu mund ta urrejë veten, pasi është shkruar (Ps. 10:6): “Ai që dashuron padrejtësinë, urren vetë shpirtin e tij”. Por shumë e dashurojnë padrejtësinë. Prandaj, shumë njerëz e urrejnë veten.
Kundërshtimi 2: Ne e urrejmë atë, të cilit i urojmë dhe i punojmë të liga. Por ndonjëherë njeriu i uron dhe i punon të liga vetes, p.sh, njeriu që do të vrasë veten. Prandaj disa njerëz e urrejnë veten.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult
Lexo edhe:
RABINDRANATH TAGORE: EJA ASHTU SI JE
A po i sheh retë duke u mbledhur në qiell?
Varg lejlekët fluturojnë lart dhe era shpejton mbi shkurre.
Kafshët të trembura nisen vrap në stane.
A po i sheh retë duke u mbledhur në qiell?
Ti kot ndez llambën për t’u stolisur; ajo dridhet dhe e fikë era.
E kush do ta vërejë se bloza qepallën s’ta ka prekur?
Se sytë i ke më të zi se retë e shiut?
Ti kot ndez llambën për t’u stolisur; ajo dridhet dhe e fikë era.
Poezinë e plotë e gjeni KETU
ObserverKult