Pse e urrejmë veten? Cilat janë arsyet? Tregon Akuini…

trishtim respekt Jorgo...
Foto ilustrim

Nga Thoma D’Akuini

Kundërshtimi 1: Duket se njeriu mund ta urrejë veten, pasi është shkruar (Ps. 10:6): “Ai që dashuron padrejtësinë, urren vetë shpirtin e tij”. Por shumë e dashurojnë padrejtësinë. Prandaj, shumë njerëz e urrejnë veten.

Kundërshtimi 2: Ne e urrejmë atë, të cilit i urojmë dhe i punojmë të liga. Por ndonjëherë njeriu i uron dhe i punon të liga vetes, p.sh, njeriu që do të vrasë veten. Prandaj disa njerëz e urrejnë veten.

Kundërshtimi 3: Boethius thotë (de Consol ii) se: “Kopracia e bën njeriun të urryer” dhe prej këtej mund të dalim në përfundimin se të gjithë e urrejnë kopracin. Por disa njerëz janë dorështrënguar. Prandaj, disa e urrejnë veten.

Përkundrazi, Apostulli thotë (Eph. 5:29) se: “Askush nuk e ka urryer ndonjëherë mishin e tij”.

Përgjigjja ime është se, Të flasim drejt, është e pamundur që njeriu të urrejë veten, pasi çdo gjë dëshiron të mirën dhe askush nuk mund të dëshirojë për veten asgjë tjetër përveç së mirës sepse “ligësia qëndron jashtë sferës së vullnetit “, siç thotë Dionisi (Div Nom iv). Të duash dikë do të thotë t’i urosh atij të mirën.

Si rrjedhojë, njeriu duhet patjetër të dojë veten. Dhe, të flasim drejt, është e pamundur që ai të urrejë vetveten.
Rastësisht ndodh që njeriu të urrejë veten dhe kjo për dy arsye.

E para, për shkak të së mirës, të cilën njeriu e dëshiron për vete, pasi ndonjëherë ndodh që ajo që dëshirohet si e mirë në një drejtim të caktuar , të jetë e keqe. Dhe në këtë mënyrë, njeriu në mënyrë aksidentale i do të keqen vetes duke e urryer veten.

E dyta, për shkak të vetvetes të cilës ai i do të mirën, pasi çdo gjë egziston prej asaj që mbizotëron tek ajo, prandaj thuhet se shteti e bën atë që bën mbreti , sikur mbreti të ishte vet shteti. Është e qartë se njeriu drejtohet kryesisht nga mendja.

Dhe ndodh që disa njerëz e shohin veten sikur të jetë ajo që ata janë në natyrën e tyre materiale. Prandaj, ata e duan veten në përputhje me mendimin që kanë për veten dhe urrejnë atë çka janë në të vërtetë , duke dëshiruar atë që është në kundërshtim me arsyen.
Dhe, në të dy rastet, “ai që dashuron padrejtësinë urren “ jo vetëm “shpirtin e tij”, por edhe veten.

Prej këtej Përgjigjja e Kundërshtimit të Parë është e qartë.

Përgjigje Kundërshtimit 2: Askush nuk dëshiron dhe nuk i punon të liga vetes, vetëm nëse e koncepton këtë si diçka të mirë. Pasi edhe ata që duan të vrasin veten, e shohin vdekjen sa një mirësi, duke e përcaktuar atë si fundin e trishtimit ose dhimbjes.

Përgjigje Kundërshtimit 3: Koprraci urren diçka të rastësishme për veten e tij, por kjo nuk do të thotë se ai urren veten: kështu njeriu i sëmurë e urren sëmundjen e tij për vetë arsyen se ai dashuron vetveten. Ose mund të themi se koprracia e bën njeriun të urryer për të tjerët, por jo për veten. Në fakt ajo shkaktohet nga dashuria e tepruar për veten, për shkak të së cilës, njeriu i dëshiron të mirat e përkohshme për vete më shumë seç duhet.

*Shkëputur nga libri “Summa Theologica- Mbi njeriun” i Thoma D’Akuinit

Përgatiti: ObserverKult


Lexo edhe:

NDONJËHERË NE E URREJMË ATË QË MË SË SHUMTI I FRIKËSOHEMI

Në vazhdim gjeni disa fraza frymëzuese shkëputur nga veprat e William Shakespeare.

“Duaj vajzë, duaj marrëzisht, dhe nëse të thonë që dashuria është mëkat, duaje mëkatin dhe do jesh e pafajshme.”

“Njeriu shpesh është Zot i fatit të vetë. Faji, i dashur Brutus, nuk është yjet tanë, por në veten tonë.”

“Shpresa është rrënja e secilit dëshpërim.”

“Mos u zoto në Hënë, sepse ajo ndryshon vazhdimisht, e pastaj do të ndryshojë gjithashtu edhe dashuria juaj.”

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult