Fjalët e fundit që shkroi Martin Camaj

Fjalët e fundit që shkroi Martin Camaj pesë ditë para se të ndahej nga jeta, më 12 mars të vitit 1992 në moshën 67-vjeçare.

Të dashun miq e vëllazën shqiptarë, intelektualë, artistë dhe mbarë populli shqiptar, përshëndetjet e mija ju janë drejtue të gjithëve.

Gëzohem pa masë se keni vendosur të vlerësoni veprën time: Ky vlerësim na afron. Bátë burrninë të më shtini në rreshtin tuej. Ndonëse të ndamë për një gjysmë shekulli, unë jam i jueji e ju jeni të mijt.

Martin Camaj

7 Mars 1992

Albert Vataj

ObserverKult


MARTIN CAMAJ:

Lexo edhe:

ARDIAN KLOSI: MARTIN CAMAJ ISHTE INSTITUCION

Fjala nëmeshën e përmortshme për vdekjen e Martin Camajt)

Martin Camaj nuk është më. Ne, miqtë e tij nga Shqipëria, do ta kishim më të lehtë sikur ai të jetonte gjatë. Ne e takonim gjithmonë dhe ai na jepte shpresë. Mendonim se do të jetonte gjithmonë, ashtu si fjala shqipe që ai shkruante.
Martin Camaj ishte për ne jo vetëm një njeri. Camaj ishte një institucion, institucion i fjalës së pastër dhe të vërtetë shqipe.

Ashtu siç na e lanë të parët tanë, shqiptarët që besonin tek fjala, para se të vinin ata që e dhunuan fjalën për ta vënë në shërbim të gënjeshtrës.

Ne, qytetarët e Republikës Shqiptare, ish-socialiste, u rritëm nën një zhurmë fjalësh mashtruese. Prandaj trokisnim tani tek Camaj si tek një institucion, si të hynim në Akademinë e vjetër shqipe në Mërgim.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult