Nga: Uollter Skot
A rron njeri në botë me shpirt të vdekur
Cili kurrë veten s’e ka pyetur?
Është ky vënt për mua mëmëdheu im
E cilit fare s’i është djegur zemra
Që kur la shtëpinë pa iu kthyer këmba
Duke bredhur në vënt të huaj pa qëllim?
Shënoje mirë, një njeri i tillë rron:
Për të këngë dhe lodrë nuk tingëllon,
Pastaj shumë tituj, dhe nam të lavdëruar,
Dhe vlerë sa dëshira i pat kërkuar
Me gjithë ofiqet, fuqi dhe pasuri
Katrani nuk pyet për asnjë njeri.
Të gjallët pa dyshim dorë prej tij heqin,
Dhe, dyfish të vdekur, duhet ta zbresin
Në pëlhurë prej kujt dolli i krijuar,
Pa qarë, pa nderuar dhe pa kënduar.
O Skotlandë, vënt i regjur, i harbuar,
Tako njerkën nër foshnje të kënduar.
Vënt i maleve dhe i ujit për të mbytur
Vënt i t’parëve, çfar’ dorë për vdekje,
Kurrë s’mund të zgjidhë lidhjen e djemve
Që lidhen më fort në turan tënde të penjve,
Po dhe siç vëzhgonj çdo pamje të njohur
Mejtonj për tani dhe si është ndodhur.
Siç më duket mua nga çdo gjë që mungon
Të vetëmit miq mbeten drurët dhe përronj,
Dhe kështu ata i dashuronj më shumë,
Sikur dhe qofsha i sëmurë për lumë.
Te përronj i Jarros lërmë të qëndronj
Askush t’udhëheqë udhën që vazhdonj.
Dhe ndjenj thellim te qaf e Ettrikut,
Me gjithë që më ftohe faqen e fishkët;
Dhe vermë kokën te gur’ i Tevroit
I harruar dhe i veçuar të qëndronjë
Bejtexhin pshertimën të mohonjë.
Përktheu: Fan S. Noli
*Titulli i origjinalit: “Atdheu im (My native land)”