Një trëndafil është shpirti im,
e unë jam gjëmbi përmbi të.
Veç s’dua që të merret vesh,
mikesha ime mos dijë gjë.
Se pres të vijë e mrekulluar,
një ditë të prillit, një mëngjes,
me sytë e qeshur të gëzuar,
me buzë të njoma porsi vesë.
Do ta verbojë ngjyra e kuqe,
pamja vrastare: e gjithë kujdes
me hap të lehtë e të ngadaltë,
do të afrohet të më presë.
Atëherë unë dorën bardhoshe,
që Zot, kaq shumë e adhuroj,
oh me sa gaz – gëzim i poshtër –
i keq do bëhem, do t’ia shpoj.
Pika e gja kut kur të bjerë,
mbi ju petale gj ak – hare,
në ngjyrën tuaj do humbasë,
e do të bëhet njësh me ne…
Shqipëroi: Arqile Garo
*Titulli i origjinalit: “Gjëmbi”
ObserverKult
——————-