Abdullah Konushevci: Dritë e saj është në mua

Ajo më lëshon dorën
Më lë vetëm në rrugë
Pa të jam unë
Ende një i verbër
Një hap më tutje s’mund të bëj

Vjen dhe më nxjerr në shteg
E shoh një dritë të vogël
Një dritë që vjen e bëhet e madhe
Një dritë që jam unë
I shumëzuar shumëfish me të

Besoj do më kthehet
Kur të pjesëtohet me të gjithë
Dhe terri t’i vrasë sytë
Kur ta shohë dhe vetë
Se dritë e saj është në mua