Amarildo Pregapuca: Më duhet një dashuri, jo si të tjerat…

Më duhet një dashuri
Jo si të tjerat.
Një dashuri imja, ndryshe,
Një dashuri e çmendur shqisash dhe ndjesish.
Ooo… jo e butë, e brishtë,
rrethuar me petale a drita qirinjsh…
Jo, jo…as e rrethuar vargje poemash,
premtimesh plot…
Më duhet një dashuri e pisët – si unë,
Të ketë aty duar dhe fytyra të palara,
Të kete epshe të pashfryra,
Të ketë dhimbje,
zhgënjime ëndrrash të thyera
në qindra mijëra copa…
Të ketë sy fëmijësh që shikojnë trishtueshëm…
dhe kërkojnë…nga ti…
Të ketë…
hi të mbetur dashurish të djegura.
Të ketë ofshama, britma dëshpërimi
njerëzish të mundur nga fati.
Të ketë gjithçka…të ketë…
Dhe zërin e një foshnjeje apo nëne,
Tingullin e qeshjes së tyre,
këtë simfoni të mrekullueshme njerëzore,
të ketë…të ketë…
Adrenalinën e triumfit të së drejtës
E jetës mbi vdekjen…
E të mirës ndaj të keqes…
E përgjegjësisë qe ka të qenurit njeri,
Më duhet një dashuri,
Jo si të tjerat.
Një dashuri imja, ndryshe…
Që s’më lejon të vdes.

Nga i njëjti autor:

AMARILDO PREGAPUCA: S’E DI SI MË KE DASHUR…
AMARILDO PREGAPUCA: JO NUK JAM MË I RI…
AMARILDO PREGAPUCA: PRA, TANGO FILLO…
AMARILDO PREGAPUCA: KA DITË QË SHKËRMOQEM…
AMARILDO PREGAPUCA: UNË VIJ NGA NJË VEND I VOGËL, ZONJË…
AMARILDO PREGAPUCA: SONTE S’TË DUA AS TY…
AMARILDO PREGAPUCA: A S’E LAMË KËSHTU?!
AMARILDO PREGAPUCA: JU SE NJIHNI ATË…
AMARILDO PREGAPUCA: SOT TË PASHË, ISHE E BUKUR SI DIKUR…
AMARILDO PREGAPUCA: MË ZGJUAN SOT PSHERËTIMAT…
AMARILDO PREGAPUCA: TË HUAJ…
AMARILDO PREGAPUCA: DO TË TELEFONOJ… E KAM VENDOSUR, QË DJE…
AMARILDO PREGAPUCA: LE TË MOS FLASIM SOT PËR DASHURINË…
AMARILDO PREGAPUCA: SA DESHA ME T’U LUT ME M’FAL
A E KENI TAKUAR ATË GRUA, ATË QË SHPIRTIN LA TEK TI?,lexon Donika Dabishevci
SOT TË PASHË…ISHE E BUKUR SI DIKUR”, LEKA SEFLA LEXON POEZINË E AMARILDO PREGAPUCËS