Një ditë pasi maxhoranca votoi ligjin që i hapi rrugë zgjatjes së mandatit të kreut të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, vjen një reagim nga kryetarja e Komisionit të Edukimit, Flutura Açka.
Kjo e fundit nuk i ka kursyer ironitë për Gjinushin, teksa tregon fjalët e tij në komision. Ajo pyet më tej deputetet a do ta votojnë këtë burrë si drejtues pas këtyre fjalëve dhe” ç’model do t’u japin grave shqiptare duke votuar këtë seksist me pushtet?”.
Reagimi i Açkës:
Skënder Gjinushi sot në bahçen e pjeshkëve
“Ju këtu shisni edhe pjeshkë,” tha Skënder Gjinushi (Kryetar i Akademisë së Shkencave!!!), në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mbetet e Informimit Publik më datë 11 korrik 2023.
Ishte nervoz se po i rrezikohej mandati dhe duhej të matrikulonte me saktësinë e sarkazmës së tij mushtore, punistët, gratë e bindura dhe shqytarët e oligarkëve në Komision, që të mund të ngrinte më pas në bashkëpunim me drejtuesit e Parlamentit kurthin e djeshëm: të zgjaste mandatin e tij.
“Ju këtu shisni edhe pjeshkë!”. E kishte fjalën për bahçen e Parlamentit, ku si specialist i frutikulturës politike, e ka shëtitur plot dyzet vite. Ah të kenë gojë humusi i kësaj tokë të mbarë politike të flasë!
Zoti Gjinushi ka shumë të drejtë, do të marrë mandat të ri në Parlament, siç mori ilegalisht dhe në shkelje të plotë të ligjit në Komisionin e turpshëm të djeshëm.
O zonja të Parlamentit, o gra të trembura, do ta votoni ju këtë burrë si drejtuesi sot pas këtyre fjalëve për ju!
Do ta votoni ju zonja, vërtet? Do ta votoni ju zonja Nikolla? Ju gruaja që drejtoni Kuvendin e Republikës së Shqipërisë?
Ç’model do t’u jepni sot ju grave shqiptare duke votuar këtë seksist me pushtet?
Nëse po, mos dilni më të flisni për të drejtat e grave, për barazinë gjinore, mos dilni më të shisni moral kur votoni qesëndisjen tuaj nga një gojë që ju ka tallur ju, edhe ne të gjitha zonjat e Parlamentit!
Dëgjojeni vetë, nuk guxoi ta përsërisë fjalën me mikrofon të hapur.
ObserverKult
Lexo edhe:
NDAHEN ÇMIMET E LETËRSISË PËR TË RINJ, FLUTURA AÇKA TRI POROSI PËR FITUESIT
Suad Arilla, Tobias Xhaxhiu dhe Besart Kadia janë tre fituesit e fondit të krijimtarisë letrare për të rinj.
Këta autorë u përzgjodhën nga dhjetë të tjerë, që iu bashkuan kësaj gare të realizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.
Suad Arilla me romanin “Libri i kujtimeve dhe harresës” u vlerësua me motivacionin. “Për një roman që përcjell te lexuesi luftën e brendshme të secilit personazh të stilizuar me mjeshtëri. Gjithë pse-të e tyre, përpjekjet për të kuptuar veten.
Por dhe të tjerët, nëpërmjet një gjuhe të kujdesshme, leksiku të pasur dhe figuracioni të shprehur”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult