Klodian Kojashi: T’du se tek ti gjej një pjesë timen

Kjo zemër që kam s’e ka nda mendjen akoma në asht e jemja apo e jotja. Them se asht e jotja, se adhuron yjet e ka frikë se në mëngjes

T’du se tek ti gjej një pjesë timen.
Mirë, merre pjesën tande e shko
por, eja prapë…

Le të duhena kur s’kam asgja tanden,
le të duhena pa kërku veten,
të duhena si të ndryshëm,
pa nevojen e plotësimit,
veç me dëshirën e njohjes,
me frikën e amël,
se duke u dashtë ,
ia kena njoftë fundin njëni-tjetrit…

ObserverKult

lexo edhe:

SAMI HAJRA: PREJ QË T’DU TY…