Adam Zagajewski: Edhe në vdekje do të jetojmë…

Edhe në vdekje do të jetojmë,
vetëm ndryshe, me njomësi dhe butësi,
të shkrirë në muzikë;
individualisht të thirrur në korridor,
të vetmuar e megjithatë në turmë,
si shokët e një klase
që shtrihet deri prapa Uralit
dhe arrin deri te kuarteri. Të liruar
nga biseda e pambarim mbi politikën,
të hapur dhe të sinqertë, të lirë, ndonëse
pikërisht do të kërcasin kapakët e mbyllur të
dritareve
ndërsa breshëri në dërrasën e dritareve
do të intonojë marshin turk
vrullshëm si gjithnjë.
Bota imagjinare nuk do të zhduket sakaq,
edhe shumë kohë do të jenë kapricioze
dhe do të mbështillet si karta e lagur
hedhur në zjarr.
Gjakimi për përsosmërinë do të plotësohet
krejtësisht lehtë, do të kalojë tërthorazi të gjitha
pengesat, sikur gjermanët që mësuan
të kalojnë tërthorazi linjës së Maginotit.
Gjëra të vogla dhe të harruara, balona
prej letre më të hollë, gjethe të brishta
të vjeshtës së shkuar, do të fitojë prapë
autoritetin e vet të pavdekshëm,
ndërsa sistemet e mëdha triumfuese
do të tkurren si organet gjenitale.
Gjakimi nuk do të ketë më
sepse do të arrijë vetveten,
e çuditur që shpëtoi aq gjatë
pas hijes së vet arktike.
Nuk do të jemi as ne
sepse nuk dimë
ende të jetojmë aq lart.

Përktheu: Mazllum Saneja

*Titulli i origjinalit: “Pa fund”

ObserverKult

Lexo edhe:

Zagajewski: Besoj ende tek të drejtat e njeriut…

Adam Zagajewski: Mundohu t’i këndosh kësaj bote të gjymtuar