Ju ftojmë të lexoni poezinë “Duke pritur trenin që as vjen as shkon gjëkundi” të poetit, Adem Gashi!
Stacion i paemër prej shinash dhe gurësh,
metal e kuarc pritjeje për ftohtin
“U bafsh gur!” – thotë mallkimi i moçëm.
Po erdhi treni vjen dhe Ajo
paraleleve të pafundësisë që nuk takohen kurrë,
Një lules së vetmuar në dorë
në vend të vyshkjes ia shqipton vdekjen
një Burrë.
E kujton rapsodinë e harruar:
“…e nandë vjet un’ ty n’t’pritsha,
E fat vedit mos i qitsha…”.
Fati e ka harruar qëkur
duke pritur trenin që as vjen as shkon gjëkundi.
Kalë i hekurt i zi
në azdisje të kotë prej ëndrre dhe ere
ai tren i munguar, mosardhës.
ObserverKult
——————-
Lexo edhe: