Adelbert Shamiso: Dashuri e tradhtuar

Ne putheshim natën, e dashur,
Askurrë njeri nuk na pa;
Veç yjet na shihnin nga qielli,
Ne kishim besim tek ata.

Po ja qe një yll i këputur
Në det i tregoi gjithë ç’pa;
Dhe deti me rremën se ç’foli
Ajo peshkatarit ia tha.

Dhe vetë pastaj peshkatari
Së dashurës me këngë ia tha;
Sot djem e vajza e këndojnë
Në sheshe dhe rrugë të mëdha.

Përktheu: Petraq Kolevica