Eh!… Ja, tek ai bli,
Ty “Mirë ardhësh!” të thash unë.
Dhe ti ma ktheve ëmbël shumë:
“T’u mirë u pafshim përsëri!”
Eh, ja atje tek ai bli,
që qesh e qan tok me natyrën.
atje dëgjova unë mënxyrën:
“Nuk do të kthehet më ai!”
Sa plagë morë? Si ta di?
Eh, si ta di ku e ke varrë?…
Kur më merr malli, për të qarë,
Kryet mbështes tek ai bli…
ObserverKult
Lexo edhe:
“JETOJ PËR FËMIJËT E MI”, ADELINA MAMAQI SHPËRTHEN NË LOT DHE ZBULON GABIMIN MË TË MADH TË JETËS
Shkrimtarja e njohur, Adelina Mamaqi ka shpërthyer në lot së fundmi gjatë një rrëfimi. Ajo ka treguar se vitet më të vështira të jetës kanë qenë ato në mërgim.
Sakaq, shkrimtarja u ndal dhe te jeta e bukur që ka kaluar, duke përjashtuar 4 vitet e martesës.
Mamaqi ka theksuar se fëmijëve të saj pas divorcit nuk i ka munguar asgjë, që nga edukata intelektuale deri te ushqimi.
“Nuk kam pasur momente, kam pasur vite të vështira, përveç se të vështira, të trishtuara, jashtëzakonisht të trishtuara.
I kam përballuar me dy motive, me forcën time të brendshme, që unë jam natyrë që rrëzohem, por dua të ngrihem vetë.
Edhe me ato dy shtylla të mëdhaja, në të cilat mbështeten fëmijët e mi. Kam jetuar për ta dhe jetoj për ta.
Unë kam pasur një jetë të bukur që nga fëmijëria. Vajzë e vetme, jo e përkëdhelur, por e rritur me dashuri.
Përjashto ato 4 vjet e gjysmë të martesës, u rikthye dhe u bë prapë e bukur, sepse kisha dy fëmijë të mrekullueshëm, kisha një familje shumë të dashur dhe shumë të mirë.
Jetoja me prindër, të cilët dhe m’i rritën. Unë pa nënën time nuk do isha bërë kjo që jam sot.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult