e them dhe e kam thënë
je bijë, motër, dashnore, grua,
je Nënë
të kam dashur e të dua kur je mirë
se je imja
më mërzit kur je keq
se jam yti
dhe vuan dhe vuaj dhe heq
nuk uroj sot
në lindjen tënde që është imja
jam unë i uruari me ty
me këtë diell varur mbi sy
kësaj ditë të gjatë shkurti
me pranverë paralindëse në gji
e megjithatë
midis këtij sfondi joshës grishës
më turbullojnë tmerrësisht
bijtë e tu plëngprishës