Ç’janë këto krahasime demode: Natë me pjalm hëne, Fjolla me trajta magjike bore?
Kur të desha… kur të dua ty… së brendshmi ndjej e ndiej drithërimë në çdo fije floku, në çdo qelizë e në çdo pore.
…dhe harrova, dhe harroj ku qeshë e ku jam në ujërat përreth Shkodre, blusë së valëve të Sarandës a kalldrëmit të vjetër të Gjakovës, në qe dje, sot a ditëve të paardhura?
Bregoreve të mallit përplasen korrente e fryn shumë erë.