njëherë m’i lidhën duart në djep
horizontalisht
pastaj m’i lidhën përpara
pjerrtas
nga pas pastaj
m’i vunë prangat
ky qe fundi për vetë falangat
që nuk e dinin
se lirinë e mendjes, të lëvizjes
e kisha dhuratë nga Krijuesi
si vetë fluturimin e shpirtit
ndaj më dolën flatrat.
(2016)