isha sot në varreza
ndryshe nga një mikja ime që shëtit për qejf
unë shkoj veç kur më qet puna
(ilirët e moçëm bënin tuma)
ç’të shoh
profile metali, kryqe prej druri, pllaka mermeri
pak lule të freskëta e shumë të vyshkura
mbretëri prej dheu qirinj të djegur
isha sot në varreza
ku treten pesë, gjashtë a shtatë miq të mi
monumentet e tyre m’i ruan veç kujtesa
siç qenë me “portretin e artistit në rini”