Adem Gashi: Një si letër miqve

adem gashi antologji atdhedashuri

s’dyshoj në e dini ç’është kodi:
përmbledhje rregullash, parimesh,
e pra, po plakem ngadalë
me një recital
pendesash, fajesh, vetëqortimesh

dhe u bënë goxha vite,
krekosja më neverit
po s’bëhem dot as dorë e shtrime

tashti shoh edhe te të tjerët
gjënë që s’është për të qenë

nëse edhe vetëm kaq ju duket tepër
kujtojeni Çabejin:
“për të zënë shprehi të reja
jam shumë i vjetër”

mjaft tani,
kaq pata ndanë sofrës,
po mësohuni një herë edhe me mua
një kokëkrisje rasti s’është fundi i botës

ObserverKult