Lutfi Dervishi: Shqiptari ideal…

lutfi dervishi milioner ramazanit

Poezi satirike nga Lutfi Dervishi: Shqiptari ideal…

Dorëlëshuar si gjirokastrit!
I përulur si vlonjat!
Vetmitar si tironsit!
Zë ulët si tropojanët!
I drejtpërdrejtë si dibranët!
Kapadai si përmetarët!
Arrogant si pogradecarët!
I urtë si beratasit!
Modest si kolonjarët!
Kokëulur si kosovarët!
Dembel si korçarët!
I sinqertë si fierakët!
Fjalëpak si durrsakët!
Esëll si skrapallinjtë!
Esnaf si elbasanllinjtë!
Peshkatar si devollinjtë!
Punëtorë si kavajasit!
Demokratë si tepelenasit!
Komunist si shkodranët!
Shkodran si pukjanët!
Dorëshpuar si çamët!
Frikacak si mirditorët!
Patriotë si vunjotasit!
Denbabaden si kamzalinjtë!
Ateist si shqiptari Maqedonisë!
Sistematik si shijakësit!
I vetpërmbajtur si laçjanët!
Armiqësor si kuksianët!
Anglofob si hasjanët!
Flokëkrehur si lezhjanët!
Të ndershëm (në pazar) si krutanët!
Republikanë si matjanët!

ObserverKult

Lexo edhe:

LUTFI DERVISHI: NISA DJALIN PËR NË STAN, AI MË KTHEHET “AKADEMIK”

Nisa djalin për në stan
Me pahir e me vërtik
Unë e nisa për çoban
Ai më kthehet “akademik”

Mbeten dhëntë vetëm te mali
Ujku mund të ketë bërë kërdinë
Po me djalin më ka zënë halli
Kërkon shok për Akademinë!

Do kompjuter për të bërë zoom
Kërkon lekë- thotë, për provime
Do këpucë e do kostum
Dhe këto i quan “thërrime”

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult

Lexo edhe:

LUTFI DERVISHI: 10 ARSYE PSE NUK DUHEN FTUAR PALAÇOT NË TELEVIZION