Adem Gashi: Prova e vullnetit tënd

sot s’kam asgjë për të thënë
(ç’ishte për t’u thënë u tha)
s’kam asgjë për të shkruar
(ç’ishte për t’u shkruar u bë)

shkronjat u bënë tinguj dhe treten tutje

s’kam më as zë

ti po deshe megjithatë
më gjen edhe në hirin e hiçgjësë