Adem Gashi: Shkrimtarët shqiptarë matanë gardhit

adem gashi antologji atdhedashuri

Në shekullin XX

Ç’keni more ju kosovarët,
A s’jemi një gjak e një gjuhë?
Lexojeni tani doktrinën se gjaku nuk bëhet ujë!

Në shekullin XXI

Ku e shihni more ju kosovarët gardhin,
Ç’ju shpifet ky sindrom?

Ah, nxënësit e pamësuar
të Søren Kierkegaard-it,
disidentë të palindur, antikomunistë të çartur
na mbajnë tashti leksion
për postmodernizmin dhe avangardën!

Ne me ca monedha të pista të mërgimit
përpiqemi marramendtas
të ruajmë ekuilibrin.

Shkrimtarët shqiptarë matanë e këtejanë
belbëzojnë turpshëm në gjuhë të huaj
dhe akoma e shohin botën
nën “Kapotën”* e Ismailit.*

…dhe gardhi, ah gardhi i kufirit
ende thur fijen e zezë të mallkimit
midis zemrës e shpirtit.

_________________________________________________________

*Tregim i njohur i Gogolit
*I. Kadare