Ti po më vë kushte
të rënda të lodhshme të vështira,
nga pranvera në verë e në vjeshtë
kur bën nxehtë,
kur shkarkojnë qiejt shira e vetëtima.
Unë, ngaqë të desha,
(ndoshta ende të dua pak)
kam vetëm një dëshirë:
Në dimër, kur të bjerë ngrirja e thellë,
të kesh gjumë të qetë, o e mirë!
ObserverKult
Kliko edhe:
ÇASTE POETIKE ME ADEM GASHIN (VIDEO)