Adoleshenca njihet edhe si moshë e shpërthimit, e ndonjëherë edhe si moshë e rrezikut. Megjithatë adoloshenca është faza e kapërcimi, e njohjes dhe e ndryshimeve nga fëmija në të rritur.
Në vazhdim gjeni disa mendime për moshën e adoleshencës nga autorë me profesione të ndryshme.
– Çfarë stine adoleshenca. Beson se je çdo gjë pa qenë asgjë. Pikërisht, kjo është arsyeja e gjithëpushtetshmërisë së saj mendore. – Eugenio Scalfari
– Adoleshentët besojnë se do të bëhen të rritur duke imituar të rritur që kanë ngelur fëmijë e që i frikësohen jetës. – Muriel Barbery
– Miku më i mirë i një adoleshenti është e ëma. – Anthony Perkins
– Adoleshenca është ajo moshë ku djemtë nuk e dinë nëse duhet të vazhdojnë t’i rrahin vajzat apo të fillojnë t’i puthin. – Gebne Wilder
– Bota është plot me adoleshontë që kalërojnë pa shalë. – Hugh Laurie
– Ka adoleshencë që fillon edhe nëntëdhjetë vjeç. – Alda Merini
– Adoleshenca është periudha kur impulset njerëzore më të mira e më të këqija luftojnë mes tyre për të marrë drejtim. – Stanly Hall
– Adoleshenca është një depozitë për ato vite kur fantazisë do t’i kenë mbaruar fjalët. -Giorgio Bocca
– Ajo që ka rëndësi në vrullin e adoloshencës, nuk është objekti i emocionit, por vetë emocioni. – Jean Lucien Arréat
– Nëse të qenët djalosh do të thotë të mësosh të jetosh, atëherë të qenët i rritur do të thotë të mësosh të vdesësh. – Stephen King
– Kur je vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç nuk mund të jesh serioz. – Arthur Rimbaud
– Në adoleshencë mungon përceptimi i së ardhmes. – Vittorino Anderoli
– Pjekuria është një interval i shkurtër gjatë adoleshencës. -Jules Feiffer
– Të jesh idhull për adoleshentët është qëllimi i kejtë jetës. – Sarah Michel Gellar
– Adoleshencat tepër të dëlira i bëjnë pleqëritë tepër të shthurura. – André Gide
– Kur je adoleshent horizonti yt i përkohshëm nuk i kalon dy javë. – Jojo Moyes
– Adoleshenca është epoka kur përvoja fitohet me kafshime. – Jack London
– Ditën kur fëmija kupton se të gjithë të rriturit janë janë të papërsosur, ai bëhet adoleshent; ditën kur i fal ata, ai bëhet një i rritur; dhe ditën kur fal veten, bëhet i mençur. – Alden Albert Nowlan
ObserverKult
Lexo edhe:
FËMIJA ASHTU SIKURSE STOMAKU YT NUK KA NEVOJË PËR TË GJITHA GJËRAT QË TI…