Adriana Matoshi fitoi çmimin ‘Aktorja më e mirë’ në festivalin Mostra de Valencia

Aktorja Adriana Matoshi ka fituar çmimin si aktorja më e mirë në festivalin ‘Mostra de Valencia ’ në Spanjë.

Kjo u bë e ditur nga faqja e Qendrës Kinematografike të Kosovës, në rrjetin social Facebook.

“Adriana Matoshi triumfon në Spanjë, fiton çmimin ‘Aktorja më e mirë’ në festivalin Mostra de Valencia në rolin e filmit Zana, të regjisores Antoneta Kastrati”, thuhet në postim.