Ju ftojmë ta dëgjoni një prej hiteve të Adriano Celentano, këngën Si e Spento Il Sole. Më poshtë e keni videon e këngës si dhe tekstin në gjuhën shqipe.
Është shuar dielli që kisha n’zemër për ty
s’do të ketë tjetër verë me dashuri
për mua ditët në netë të ftohta janë kthy’
pa dritë dhe nxehtësi.
Mbi detin e nxehtë që na bëri të takohemi
një erë e akullt dhimbjen ma sjell
hëna e bardhë që na bëri të ëndërrojmë
është shuar si i arti diell.
Vdes në hije jeta
në heshtjen e kaq shumë kujtimeve
edhe pse vera ka përfunduar
unë prapë të dua
Është shuar dielli, ajo që e ka shuar je ti
prej kur dikush tjetër nga zemra ime t’largoi
kurrë nuk dua të bie në dashuri
dhe askënd tjetër s’do të kërkoj.
Unë do të kërkoj
Tjetër kënd s’do të mund të dashuroj
Tjetër kënd s’do të mund të dashuroj
Përktheu: Orjela Stafasani
Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU
Adriano Celentano falë karrierës së tij gati 50-vjeçare e sukseseve të tija botërore është quajtur Elvis Presley italian.
Adriano është i vetmi këngëtar italian që ka shitur më tepër se 100 milionë kopje albumesh.
ObserverKult
———————————
Lexo edhe:
NDËR MË TË BUKURAT E AZEM SHKRELIT: NË VEND TË PËRSHËNDETJES
Shko se furishëm po fryn në mua erë mallkimi që s’të fal.
Dhe, dije mirë, kurrë më një e një nuk bëjn’ një si thonte Hikmeti, ai farë poeti me këngë prej zjarri.
Shko merri me vete lutjet tua, edhe hijen tënde hiqe zvarrë rrugëve si gjënë e ndyrë.
Mos u kthe pas.
Mos i harro sytë e përlotur në shtekballin tim.
Mos thuaj lamtumirë.
Asgjë mos thuaj.
Merri me vete gjurmët nëpër të cilat erdhe një natë më e përvuajtur se frika dhe hyre në mua.
Shko dhe bëhu fjalë e mbrame n’gojën time.
Bëhu shkrepëtirë e fikur n’ylberin e shkrimit tim.
Bëhu çdo gjë pos Meje e Teje dhe asaj që e quajtëm Ne kur i zinim yjet si fluturat e ua ngjisnim nganjë emër mos ta harrojmë emrin tonë…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU
ObserverKult