Adriatike Lami: Unë jam puthja e jetës për ty i dashur…

adriatike lami mos vdis

Unë jam puthja e jetës për ty i dashur,
Kulpër mbrëmjeje mbjellë në kraharorin tënd!
Largoji kohët nga njëra –tjetra, ndale atë tren.
Ëndërro vetëm me mua, jo më me kërkënd.

Oh, sa më pëlqen të jem puthja e artë, i dashur
Të përskuq si lulëkuqe çdo përfytyrim mbi zjarre,
Kur mëngjesi të vijë me mua, zgjeroje atë shtrat,
Kujtesë të mos ketë më, por vetëm të ardhme.

Sërish t’ia nisim, sërish me një puthje franceze magji.
Ashtu le të ndihet natyrshëm, e veçanta jonë, art në baltë.
Çdo gjë që ke dashur e ke përpara, i dashur mbaje në gji,
Vështromë ti mua, pas një malli, le të shpiket një mall i ri.

ObserverKult

Lexo edhe:

ADRIATIKE XH. LAMI: NËSE NJË DITË NUK JAM GRUAJA JOTE…