Gianni Rodari (23 tetor 1920 – 14 prill 1980) ka qenë një shkrimtar dhe gazetar italian. Ai fitoi Çmimin “Hans Christian Andersen’’ në vitin 1970 dhe konsiderohet si autori italian më i njohur për fëmijë i shekullit të njëzet. Librat e tij janë përkthyer dhe në gjuhën shqipe.
Rodari ka lindur në Omegna, një qytet i vogël në Liqenin Orta në provincën e Novaras (Italia Veriore). I ati që punonte si bukëpjekës, vdiq kur Rodari ishte vetëm dhjetë vjeç. Rodari dhe dy vëllezërit e tij, Cesare dhe Mario, u rritën nga nëna në fshatin e saj të lindjes, në provincën e Varesës.
Thënie të famshme të shkrimtarit, pedagogut, gazetarit dhe poetit italian Gianni Rodari:
“Do doja që njerëzit të lexonin më shumë libra, jo që të bëheshin shkrimtarë apo poetë, por që askush të mos ishte më skllav”.
“Nëse japim një dorë, mrekullitë mund të ndodhin dhe dita e Krishtlindjeve do të zgjasë përgjatë gjithë vitit”.
“Sa peshon një lot? Loti i një fëmije kapriçoz peshon më pak se era, ajo e një fëmije të uritur peshon më shumë se gjithë toka”.
“Kush dëshiron paqe, përgatit luftën!”
“Përralla është streha e gjithë hipotezave: ajo mund të na japë çelësat për të hyrë në realitet nëpërmjet mënyrave të reja, mund të ndihmojë fëmijët të njohin botën”.
“Gabimet janë të nevojshme, të dobishme si buka, madje shpesh edhe më të bukura: për shembull Kulla e Pizës”.
“Unë besoj se përrallat, të lashta apo të reja qofshin, mund të ndihmojnë në edukimin e mendjes”.
“Në fshatin e gënjeshtrave, e vërteta është sëmundje”.
“A ia vlen vallë barra qiranë që një fëmijë ta mësojë duke qarë atë që ai mund ta mësojë duke qeshur? Nëse do bashkoheshin lotët e derdhur në pesë kontinete për shkak të ortografisë, do krijohej një kaskadë shfrytëzimi për prodhimin e energjisë elektrike”.
“Mendimet e mia dhe të tuat kanë shtrënguar duart, dy mendje janë më mirë se një dhe shkojnë më larg”
“Nuk ka jetë, ku nuk ka luftë”.
“Askush nuk mund të jetë i sigurt se ç’mund të mësojë fëmija nga televizioni. Dhe asnjëherë nuk duhet nënvlerësuar aftësia e tij krijuese ndaj anës vizive”.
ObserverKult
Lexo edhe: