Afrim Demiri: Njeriu me çelës

afrim demiri çelës gjuha e heshtjes

E gjeta një çelës
në dritë t’hanës
Ishte i vogël
ma i vogli
çelës që kam
pa

Thash paska ra
prej arkës së hanës
U gëzova se do t’i shpalosi kujtimet
e saj…

Çelsi
nuk hapte asnjë arkë, asnjë derë, asnjë udhë
e asnjë andërr

Më mbeti në dorë
ta sillja si medaljon
të humbun
Dikur e vuna në qafë
si një shenjë fati

Prej atëherë nisëm
t’më thojnë njeriu
me çelës
pa e ditun se ai vetëm çelës nuk ishte

ObserverKult

Lexo edhe:

AFRIM DEMIRI: PORTRETI I QYTETIT