Afrim Spahiu merr Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore në Kinematografi

Ministria e Kulturës ia ka ndarë çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore në Kinematografi, Afrim Spahiut.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Spahiu përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

Sot është ditë e veçantë për mua, jam laureat i çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore në Kinematografi, që mban emrin e të madhit “Bekim Fehmiu”.

I nderuar nga vlera e madhe që ka, nga shkëlqimi dhe reflektimi që dhuroi Bekimi, nga fama me identitet kombëtar, nga ambicja dhe profesionalizmi me vyrtyte humane dhe mirësie – Bekimi, një YLL që përjetësisht do shëndritë në altarin hyjnor dhe artistik.

Më lejoni të shpreh një falenderim për “Derafilm” për nominimin, komisionit për votimin unanim dhe Ministrisë të Kulturës me ministrin Hajrulla Çeku. Falenderim i veçantë i takon familjes time dhe ju që më përgëzuat me prezencën tuaj në ceremoninë e rastit!

LEXO EDHE: Kurti: Duke mbrojtur figurën e Bekim Fehmiut nderojmë kombin