Prej ni grushti balte u bana
Dhe ti nga i njajti brum je
S’e dij a ish dashni a urrejtje
Po diçka na joshi ne
Më pe me sytë gacë si macë
Dhe morën flakë trupat tanë
U rrokëm me njani-tjetrin
E u shtrimë përdhe
T’kafshova
M’godite si e marrë
Balta m’ra ballit
Të ndytë të dytë sa i ngjanim djallit
Ne s’patëm rroba n’shtat
Dhe s’e dinim pse nuk rrinim rahat
Me inat t’i kafshova mollët
Që n’gjoks t’peshonin
Mandej pamë me nge trupat tanë
Futa çka m’tepronte aty ku t’mungonte
Dhe të dy u ngritëm n’hava
Havaaa…
*Titulli i origjinalit: Flamengo
Shkëputur nga libri me poezi “Zomb”, 2009
ObserverKult
Lexo edhe: