Ag Apolloni: Zazen 06/11/2019 • 12:12 Për universin ai është një pikë, një asgjë. Dhe universi është pak i ngushtë për të. Ai zhvesh rrobat dhe i palos si zabuton, ulet zazen mbi to, n’tunelin e tij udhëton: A mund t’ushqehen me ajër mushkëritë e mia, apo vetëm rrënjët e qiparizit mbi varr? A mund të lahet dheu pa u kthyer në lloç, apo uji përherë prej dheu ndotjen e ka marrë? A mund të sillet toka pa bosht e pa forcë,apo një levë mistike fsheh dorën si plumb? A mund ta kthejë dija zjarrin në hi, apo vetëm zjarri dijen e bën shkrumb? Atëherë ia heq vetes mendjen sikur t’ish kapelëDhe e varë te trungu i parë në një degë të prerë. Mandej shpirti e kap trupin dhe e hedhë në erë. E zogu i Minervës klith e fluturon mbi humnerë.