Prej muzgu në muzg
Po na ngushtohen rrugët
E po zgjerohen- humnerat
Prej fjale në fjalë
Po na zgjaten dimrat
Po na shkurtohen-verat
Prej nate në natë
Po na shumohen hajnat
Po na mungojnë yjet
Prej vjeshte në vjeshtë
Shpeshtohen druvarët
Po na prehen-pyjet
Prej gryke në grykë
Po ngushtohet lumi
Po zgjerohet këneta
Prej ngjyre në ngjyrë
Po mufaten shpresat
E mashtrohet-jeta
Prej ake në akë
Po i teprojmë vetes
Por i mungojmë-ditës
Prej llume në llumë
N` çdo ag më të heshtur
Por-më kryengritës
Prej kënge në këngë
Rrokullisen gurët
E gurëgëdhendësit vdesin
Por njerëzit e vegjël
Rriten prap si muret
E në kështjella mbesin!
ObserverKult
Lexo edhe:
FJALIMI PREKËS I TEUTA KRASNIQIT NË VARRIMIN E MIKES SË SAJ, ARZANA KRAJËS
Lexo edhe:
BOB DILAN: LAMTUMIRË, DASHURIA IME E VËRTETË!
Ah, është e vërtetë lamtumirë, e vluara ime,
nesër që në pikë të mëngjesit do të iki
drejt Gjirit të Meksikës
ose mbase drejt bregut të Kalifornisë.
Kështu që lamtumirë, dashuria ime e vërtetë!
Do të takohemi ndonjë ditë tjetër, në një tjetër kohë.
Nuk është ikja,
ajo që më hidhëron,
por e vluara ime, e cila pas do të mbetet.
Ah, dhe koha është kundër meje dhe era fort po fryn,
edhe shiu po shndërrohet në breshër.
Mbase do të kem më tepër fat
po të marr ndonjë rrugë drejt perëndimit,
megjithëse po udhëtoj në një shteg të rrahur mirë e mirë.
Kështu që lamtumirë, dashuria ime e vërtetë!
Do të takohemi diku, dikur…
Nuk është braktisja,
ajo që më brengos,
por zemra ime, që duhet të mbetet pas.
Herë pas here një letër do të shkruaj,
teksa sa andej-këndej sorrollatem, me mua mund të udhëtosh.
Me kokën time, me zemrën dhe duart e mia, e dashur,
çfarëdo që të kem mësuar do të ta nis.
Kështu që lamtumirë, dashuria ime e vërtetë!
Poezinë e plotë e gjeni KETU
ObserverKult