Agim Doçi: I vetëm jam… nga nëna larg…

“Humba pranverën” nga Agim Doçi

I vetëm jam nga nëna larg
Bregun shikoj, po kthehem prapë.

Kjo zemra ime sa s’u ça,
sot e kuptoj,
fshiva lotët dhe mora rrugën
kur nata ra.

Sa iluzione njeriu ka,
jetë e veshtirë,
vitet ikin, m’u zbardhën flokët,
si bora e bardhë.

Sytë e mi janë të përlotur,
sa mall që kam,
të trishtuar, të plagosur,
zemrën e kam.

Erdha, erdha, mos ma mbyll derën,
pritëm, pritëm, humba pranverën,
djalin, vajzën dhe nënën time
do t’i puth me mall.

Nuse, nuse, t’u çelën sytë
erdha, erdha, sa je mërzitë
Vetëm, vetëm, se shtyva jetën,
hapma portën, ooo,
hapma portën, ooo…

ObserverKult

Kliko edhe:

AGIM DOÇI: QYTETI PA DASHURI

REVOLTA E AGIM DOÇIT… PËRMEND NOIZYN: “JEMI KATANDIS AQ KEQ, TEKSTE MJERANE…”

Poeti i njohur, Agim Doçi, ishte i ftuar në emisionin “Fol me Mua” të Rovena Dilos nuk kurseu thumbimet për kolegë të tij, dhe zhgënjimin për nivelin e teksteve të këngëve që janë sot në treg.

“Kam shkruar më shumë se 600 tekste këngësh për Kosovën. Fabulat e mia nuk kanë qenë të lehta për t’u kënduar.

Me ardhjen e Zhaneta Cikos (i referohet Zhani Cikos), filloi dhe puna për të bërë këngë për të fituar çmime. Me ardhjen e tij nisi edhe puna e playbackut nëpër festivale.

Për të marrë çmim të parë duhet ose të kishe këngë për partinë, ose këngë për shokun Enver”, u shpreh Doçi, ndërkohë që komentoi dhe risinë e teksteve të tij, që i dedikoheshin dashurisë.

“Unë doja që të rinjtë të dashuroheshin, jo si sot që të rinjtë kurvërohen. Ne kishim frikë vetë që të bënim këngë për dashurinë, nuk na e ndalonte njeri.

Tekston e plotë e gjeni KETU

ObserverKult