Agim Doçi: Ku ta gjej unë erën tënde…

Ehu!… Pyetje ishte kjo për të bërë.
apo të gjithë kërkojnë nga dashuria?
Ahere thashë: “Do bëj një pyetje jo si të tërë!
Një pyetje “bombë”, nga ato që bën mençuria.

“Ku ta gjej unë erën tënde!?…”
dhe si shuplakë, pyetja në vesh më flakëroi.
Këto janë intervista! – mendova, – që dalin prej zemre…
Tani forca, përgjigju!… se koha kaloi!

E vura gishtin tek plaga e sapohapur
Arrnuar me fasho psherëtime dhe malli.
E prekja pa mëshirë plagën e përgjakur
Që përgjigja të dilte e sinqertë…e jo nga halli.

Kërkoja të nuhasja erën time vetiake
dhe aty brenda shpirtit përgjigjen të merrja…
çudi…përpjekjet e mija dështake
nga thellësitë e shpirtit erën tënde nxirrja!

Përse më bën pyetje ti zogu i pranverës
Që strukesh pranë meje e lumtur!?
S’e ndjen erën time që rri prapa derës
dhe pret e rrënqethur një fjalë, për t’u futur?!

Rrëmo plagët e tua që kullojnë dashuri
Pastaj vur melhemin e mallit të përzhitur!…
Dhe pyetmë e dashur, pyetmë përsëri:
– Ku ta gjej erën tënde, nga largësia…grisur!?

Tani prit përgjigjen, se më duket e gjeta!
Kërko erën time, tek ëndrrat e tua!
Të fal të gjitha netët që askurrë nuk i fjeta!
Se erën e përbashkët e ke tek fjalët TË DUA!

ObserverKult


Lexo edhe:

AGIM DOÇI: JA KËNGËTARET QË KANË QENË TË PRIVILEGJUARA NGA SISTEMI

Po, ka pasur këngëtare që janë privilegjuar nga diktatura. Dhe këtë e konfirmoi kohë më parë një artist që ka krijuar në atë sistem, poeti Agim Doçi.

Edhe pse nuk është dakord që të flitet për jetën intime të artisteve të dikurshme, ai pranon rivalitetet mes këngëtareve “big” nëpër festivale, ku sipas tij, favorizoheshin këngët me përmbajtje politike dhe partiake.

Që nga Bosnjë-Hercegovina ku ndodhet për të shkruar një material mbi viktimat e gjenocidit serb, Agim Doçi ka dhënë një intervistë…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU

ObserverKult