Agim Doçi: Qyteti pa dashuri

Qyteti mbeti pa një Romeo
Askund nuk gjendet qoftë një Zhulietë
Ku ikën çiftet e dashuruar
Gjithçka beton…pemët pa fletë!?…

Një stol i hedhur në mbeturina
Më tej dëgjoj një ulërimë…
Zgjebosur qentë…macet stërvina
Një vajzë e fishkur merr…petidinë.

Deti i pshurrun…traget i ndryshkur
Policë që qelben veç era gjizë
Ikin… veç ikin, kush mbet pa ikur
Nuk ka gomone… nuk ka as vizë.

Shoh djem e vajza, që shkojnë tek Blloku
Vend i mallkuar për krim të fshehtë…(!)
Mesnata çmendet nën ritëm rroku
Nuk ka Romeo…nuk ka Zhulietë.

Qyteti mbeti pa një Romeo
Askund nuk gjendet qoftë një Zhulietë
Ku ikën çiftet e dashuruar
Gjithshka beton…pemët pa fletë!?

ObserverKult


Lexo edhe:

POETI AGIM DOÇI I REVOLTUAR ME DISA PORTALE: JAM KUNDËR TË GJITHËVE, JA ÇFARË KAM THËNË PËR LUIZ EJLLIN…

Ai e nisi rrugën profesionale me një punë që në fillimet e tij as që e kishte imagjinuar që do ta çonte tek arti.

Një personazh kontrovers, i guximshëm, që e thotë pa filtra gjithçka që mendon dhe nuk i kursen as kritikat e as lëvdatat.

Një rrugëtim tek jeta dhe karriera erdhi në “Esencë” me rrëfimin e radhës poeti Agim Doçi.

Kthesa në rrugën e tij e në vazhdimësinë profesionale ka qenë At Gjergj Fishta dhe pena e tij. Kështu e kujton ai ndikimin që ka pasur më vonë të shkruarit në jetën e tij personale dhe profesionale.

Një prej shqetësimeve të Doçit mbetet mosvlerësimi i pronës intelektuale një prej momenteve kyçe në jetën e secilit krijues që duhet të ketë vlerësimin që meriton.

Një krijimtari e gjatë dhe e larmishme me këngë që janë vlerësuar me çmime të para në festival e përfaqësuar edhe në Eurovizion.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult